Kampionati shqiptar do të nisë në datën 3 qershor. Ky është verdikti që ka dhënë mbledhja e zhvilluatr nga Federata shqiptarë e futbollit me të gjithë përfaqësuesit e klubeve të kategorisë superiore. Pavarësisht se ka pasur diskutime , madje edhe mendime kundër rinisjes nga disa zyrtare klubesh si Gaz Demi I Partizanit dhe Nderim Nexhipi I Kukësit, në fund është rënë dakort që fillimi i qershorit të zbresë ekipet në fushë. Gjithsesi duket se Federata në këtë rast I është përulur presionit të Uefa-s për përfundimin e kampionateve deri në fund të korrikut pasi ne te kunder do te kishte penalitete per pjesmarrjen ne Europe.  Ditët e fundit fshf ka diskutuar në detaj me qeverine per protokollin sanitar të nevojshëm për rinisjen e futbollit ndonese duhet ende miratini i institucioneve shteterore. Mes palëve është rënë dakort që të mos bëhen tampon port ë ketë kontrolle të vazhdueshme mjekësore para ndeshjeve për futbollistët. Aktualisht superiores I kanë mbetur edhe 10 takime për të luajtur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re