Liga Profesioniste e Futbollit pritet të përshkallëzojë protestat e nisura nëse qeveria nuk miraton kërkesat e bëra. Konkretisht Liga kërkon uljen e TVSH-së në masën 6%; faljen e gjobave dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura; efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite; të miratohet ligji i vërtetë i sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si ligj sponsorizimi për Sportin.

Pas kësaj situate të rëndë ku ndodhen klubet, Liga Profesioniste e Futbollit deklaron se format e protestave do të jenë nga më të ndryshmet, ku përfshihet edhe dalja e futbollistëve me uniforma në bulevardin përpara kryeministrisë.Mësohet se javën e ardhshme, futbollistët do të lexojnë kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar qeverisë e më pas do të largohen nga fusha. Liga Profesioniste e Futbollit u ka bërë thirrje thirrje komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat e klubeve dhe të mbështesin futbollin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re