
Erling Haaland dhe Mohamed Salah janë futbollistët që kanë paguar më shumë taksa në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të fundit, sipas Sunday Times.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Haaland, 25 vjeç, kryeson renditjen me rreth 17 milionë paund ose 20 milionë euro taksa, ndërsa Salah nga Liverpooli ndjek me 14.5 milionë paund.
Pas tyre vijnë Casemiro me 10.9 milionë, Raheem Sterling me 9.8, Virgil van Dijk 9.7, ndërsa dy portugezët Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva paguanë 9 milionë paund taksa në vit.
Në sektorin e biznesit, vëllezërit Fred dhe Peter Done të Betfred kryesojnë listën, me një pagesë tatimore prej 464.1 milionë eurosh.
Së bashku, 100 taksapaguesit më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar kanë paguar 6.679 miliardë euro, një rritje nga 5.782 miliardë eurot e vitit të kaluar.



