Nejmar Jr. ka dhuruar 880.000 euro për UNICEF, në lidhje me një fond që do të përdorët për emergjencën koronavirus, raporton televizioni brazilian “SBT”.

28 vjeçari brazilian e bëri këtë dhurim në mënyrë anonime, gjithsesi emisioni “Fofocalizando” i televizionit “SBT” konfirmon se ky dhurues anonim është Nejmar Jr.

Sulmuesi i PSG-së është në Brazil në këto momente, ku fluturoi pas pezullimit të futbollit në Francë. Në Brazil deri më tani numërohen mbi 8000 të prekur nga koronavirusi që ka prekur me shpejtësi shumicën e vendeve të botës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re