Futbollisti shqiptar Florian Kamberi, i cili u transferuar tek Aberdin në formë huazimi nga skuadra zvicerane St. Gallen, u përball me një mesazh në rrjetet sociale mbërmjen e djeshme.

Një tifoz i Hibernian, skuadër që Kamberi kishte kaluar dy sezone, e ka kërcënuar me jetë futbollistin shqiptar.

“Mezi po pres ditën që do të ndërrosh jetë”,- ishte mesazhi i tifozit të Hiberniani. Menjëherë ka reagur ish skuadra e tij Hibernian, e cila ka njoftuar se ka filluar hetimet për të zbuluar identitetin e tifozit që ka dërguar këtë mesazh.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re