Dy fëmijë të sëmurë rëndë, Kristi nga Shqipëria e Lejla nga Kosova. Historitë e këtyre dy ëngjëjve të vegjël prekën zemrat e shqiptarëve. Qindra bamirës iu bashkuan misionit për të mbledhur dhurime e për të mundësuar shërimin e tyre sa më të shpejtë. Në mesin e dhuruesve ishte dhe një futbollist i njohur shqiptar, Pajtim Kasami.

Futbollisti na surprizoi të gjithëve duke hyrë LIVE në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” përmes një lidhje telefonike. Pajtimi tregoi se ishte prekur shumë nga lotët e prindërve e të fëmijëve. Kasami dhuroi një shumë prej 5 mijë frangash për dy rastet në nevojë.

Elvis Naçi: Futbollistët mbajnë regjim, por duket se sot të kemi hyrë në hak e të kemi mbajtur pa gjumë. Çfarë ndjeve sot vëllai im…

Pajtim Kasami: E kam mbajt sot Ramazanin e kur i pashë ato video, më erdhi shumë keq. Kur kam mundësi t’i ndihmoj njerëzit, si ato dy fëmijë, keq më vjen shumë… ne në fund duhet të jemi të lumtur e të gëzohemi që jemi mirë.

Elvisi: Të them të drejtën vëlla, Zoti ishallah t’i shton e shpresojmë të gjithë të kalojmë një Ramazan të lehtë. Është muaji i mëshirës e faljes, por edhe muaji i bamirësisë. Ne të gjithë kemi filluar një fushatë të madhe, 5 mijë frangat që ju dhuruat, shpresoj që të jemi në rrugën e duhur që nga kthetrat e vdekjes t’i shpëtojmë dy fëmijë shqiptarë, një nga Kosova e një nga Shqipëria.

Pajtim Kasami: Desha të them, ju bëni shumë vepra të bukura, Zoti ju ruajtë të gjithëve. Shpresoj të kaloni një Ramazan të bukur e shpresoj që Zoti të na i pranojë krejt lutjet tona.

Elvisi: Ishte një surprizë për ne… Zoti i gjithësisë na bashkoftë në vepra të mira.

Klikoni në videon e mëposhtme për të ndjekur bisedën në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re