Artisti Robert Aliaj ka deklaruar se të gjithë kolegët e tij që zgjedhin ti futen politikës e bëjnë për të fituar para, jo për përfitime personale. Në emisionin “Open”, foli pa dorashka duke thënë se nuk do të bëhej kurrë politikan pasi nuk do të ishte i lirë.

Nuk lë pa përmendur kryeministrin Rama, për të cilin thotë se e do shumë si artist, por që kur iu fut politikës nuk njihet më.

“Nuk ka sinqeritet kur futesh në politikë. Politika nuk ka asnjë dimension human. Bëhen njerëz që fokusohen tek vetja vet, dhe shkatërrojnë çdo liri. E bëjnë për të fituar para, për përfitime personale. Se janë keq nga gjendja ekonomike. Ik më mirë bëhu taksist, se me vërte je taksist ama ke shpirtin e lirë të artistit.

Unë nuk do e bëja, sepse nuk mund të përziej artin me politikë. Nëse nuk je i lirë nuk je artist. Shembulli numër 1 është Edi Rama, e dua shumë si artist, por që kur u fut në politikë nuk njihet më. Keni dhe Hitlerin, ishte piktor e shihni si u bë politikan,” tha Aliaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re