Katedralja e njohur e Korçës u gdhi e shqyer mëngjesin e kësaj të hëne, pasi persona të caktuar kishin grabitur afro 2 milion lekë nga arka e bamirësisë.

Sipas autoriteteve kishtare, mundet që grabitësit të kenë hyre me grigjën e besimtarëve në meshën e së dielës, e më pas janë fshehur aty për të pritur natën, kohë kur kanë realizuar grabitjen, për të dalë më pas prej aty e larguar në terrin e natës.

Papa Ilia, nën dëshpërim, tha se kjo është një valë grabitjeje, referuar dhe faktit se është e treta herë që ndodh diçka e tillë.

Më i rëndë është fakti se këto grabitje nuk ndodhin në objekte me vendndodhje periferike, por në bashin e vendit dhe në objekte kulti simbol. Katedralja e Korçës është e përmasave të tilla, pasi përbën një prej shenjave identitare të qytetit jugliundor.                 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re