Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka ironizuar deputetët e opozitës për humbjen e zgjedhje të 11 Majit.
“Futët brenda vetes edhe ç’kishte mbetur nga kockat e Baba Likes, edhe pse futët brenda vetes lloj lloj, edhe gjeniun e ri të futbollit kombëtar, Sel Jenisherin të cilin ju lutem na gjeni ndonjë numër kontakti tia japim Silvnjos se mund të na japë ndonjë skemë të papame, mqs skema e zgjedhjeve nuk ju funksionoi të paktën ta përdorim ndeshjen me Serbinë”, iu drejtua ministri Balla.
Ai i quajti deputetët e opozitës “lodra të Sali Berishës”, që sipas tij janë turrur të bëjnë pis Shqipërinë.
“Jeni pengje të një mallkimi të madh që e ka emrin Sali Berisha”, u shpreh Balla.
Taulant Balla: PS ju ka mundur, ju kemi mundur të paktën me vota jo me mandate edhe ne 2005 dhe 2009. Pastaj nga 2013 ju kemi mundur çdo vit e më thellë.
Ju problemin s’e keni me neve, e keni se në 2025 keno marrë më pak vota se në 2021 edhe pse futët brenda vetes edhe ç’kishte mbetur nga kockat e Baba Likes, edhe pse futët brenda vetes lloj lloj, edhe gjeniun e ri të futbollit kombëtar, Sel Jenisherin të cilin ju lutem na gjeni ndonjë numër kontakti tia japim Silvnjos se mund të na japë ndonjë skemë të papame, mqs skema e zgjedhjeve nuk ju funksionoi të paktën ta përdorim ndeshjen me Serbinë. Dhe ua paskemi ne fajin ju. Flamur ku i keni humbur votat, ku ju shkuan?
Prijësi yt legjendar këtë gjë e ka bërë me radhë nga 1997 që nuk pranon rezultatin e humbjeve. Kryeministri në detyrë thoshte në 2013 më vodhën zgjedhjet, pastaj me radhë. Pastaj mësoi Lulin, mendoja se i thoshte nga vetja këto që pas çdo humbje “lufta vazhdon”, ku e dija unë që ia paska mësuar Saliu këtë.
Pse qesh Flamur, ma ka thënë pra. E di ç’do shohim ne. Kjo gjëja do të vazhdojë. Flamur kam 5 minuta, të ka ngelur nga Luli nuk di të numërosh. Po ta përdor emrin aq shpesh se mezi pres replikën tënde për PD. Jeni pengje të një mallkimi të madh që e ka emrin Sali Berisha, jeni thjesht disa lodra që jeni turrur të bëni pis Shqipërinë.