Policia e Shkodrës ka arrestuar një 23-vjeçar nga Vushtria e Kosovës, për përndjekjen dhe kanosjen e një vajze.
Në pranga ka rënë Besnik Hyseni. Sipas policisë 23-vjeçari ka hyrë mesnatën e së shtunës, me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila ka telefonuar policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të policisë, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartëpërmendur.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale është seuestruar arma e zjarrit pistoletë tip Zastava.
