Skip to content

Futi në listën e 25 prillit një grua të vdekur, aktivisti reagon ashpër ndaj Gjuzit: “Yyyt jashtëqitje kombëtare”

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore ditën e djeshme ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë të kësja partie në zgjedhjet e 25 prillit.

Mes emrave kishte biznesmenë, studentë, stilistë dhe emigrantë, ndërkohë që në listë ishte përfshirë edhe emri i Perika Xhulit.

Aktivisti Astrit Seranaj me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se Perika Xhuli ka ndërruar jetë 4 muaj më parë, në 27 tetor 2020.

“TRAGJIKOMEDI!

Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Perika XHULI ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020.

Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit.

Ishte mbështetëse e kauzës dhe një qytetare e nderuar.

I dedikuam një shkrim ku i shprehëm familjes dhe të afërme dhe miqëve të saj ngushëllimet tona të sinqerta.Ishte një humbje e madhe edhe për ne dhe kauzën e Teatrit..

Kujtim Gjuzi, o i paftyrë, o idiot, o maskara..

Yyyyt

Jashtëqitje kombëtare.

Çfarë të thuash..tmerr”, shkruan Seranaj.

/faxweb