Nëna e Marsida Qatjas, ka folur për mediat në lidhje me të bijën e cila u bë ‘mollë’ sherri për ngjarjen që tronditi qytetin e Kavajës dhe ku mbeti i vdekur një person si dhe u plagos një tjetër.

Ajo shprehet se lajmet që transmetohen rreth vajzës së saj të dytë që u tha se është përfshirë në ngjarje, nuk qëndrojnë ndërsa për krimin e djeshëm deklaroi se duhet të flasin ata që dinë të vërtetën.

Nëna e Marsidës thotë gjithashtu se motra e kësaj të fundit nuk duhet përfshirë në këtë ngjarje ndërsa nuk i kursen kritikat për të bijën që futi në banesë Dritan Haxhollin pavarësisht se e kishte denoncuar 4 ditë më parë.

“Versionet tamam ua japin gazetarët, meqë futën edhe gocën tjetër në këtë ngjarje, jo po ka dashnor s’ka dashnor. Unë s’kam nevojë më, vajzën time të dytën e njeh gjithë Kavaja se kush është. Unë nuk di gjë, të vërtetën e dinë ata që ju ka ndodhur. Jam shitëse buke, një gjë që nuk e di nuk kam pse e gjykoj. Ka 4 ditë që (Marsida) ka lajmëruar policinë se e kërcënon. Pse e futi brenda ajo atë që e kërcënon? Kam një vajzë të sëmurë që merr serum… Pavarësisht se ka rënë në një familje që e ka përkrahur shumë (flet për Marsidën), ajo nuk ka punuar asnjëherë, ka rritur vetëm djalin në shtëpi, nuk di pse e përfshijnë vajzën tjetër që kam në shtëpi”, tha nëna e Marsida Qatjas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re