FIER– Një 60-vjecar është ndaluar nga policia në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar Behar Caushaj, 60 vjeç, banues në Patos, pasi akuzohet se ka futur sende të ndaluara në burg.

“Ndalimi i shtetasit Behar Caushaj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, ka urdhëruar ndalimin e tij si autor të dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim” parashikuar nga Neni 324/a/1 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re