Organizatat e mediave malazeze kanë kërkuar lirimin e koleges Angela Gjikanoviç, i cili u arrestua për përhapje panikut duke dhënë lajmin se policia malazeze do të ndihmohej nga trupat spoeciale të Kosovës – ROSU, në kremtimin e Krishtëlindjeve.

Lajmi prej saj u dha në një klimë te tensionuar, për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit mbi Fenë, i cili ka ndezur nacionalizmin serb nga njëra anë, por dhe atë malazez nga ana tjetër.

Qeveria dhe policia malazeze menjëherë e mohuan këtë lajm, duke pretenduar se ishte “informacion i rremë, me qëllim të shqetësimit të publikut dhe shkaktimit të trazirave”.

Avokati Milos Vuksanoviç tha se arrestimi i Angjela Gjikanoviç  ishte një precedent, veçanërisht për shkak se ajo i tha prokurorit se kishte botuar informacionin në bazë të një “burimi të besueshëm nga qarqet diplomatike” pa zbuluar çështjen në fjalë.

“Sidomos, duke marrë parasysh që në veprimet e gazetares nuk ka asnjë element të krimit dhe në asnjë mënyrë nuk ka shkelur rendin publik dhe paqen në Mal të Zi”, tha Vuksanoviç.

Shoqatat e gazetarëve kërkuan lirimin e menjëhershëm tëkoleges, duke thënë se ishte frikësim ndaj tyre.

“Përdorimi i një gazetareje të re për të trembur kolegët e tjerë është një mesazh i turpshëm nga qeveria”, tha Shoqata e Gazetarëve Profesionistë në Malit të Zi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re