SHBA do të ndalojë aftësinë e Rusisë për të financuar dhe rritur ushtrinë e saj, thotë presidenti amerikan.

Ai nënvizoi se sanksionet e ndërmarra do të dëmtojnë aftësinë e saj për të konkurruar në ekonominë e teknologjisë së lartë të shekullit të 21-të.
Duke përshkruar tashmë pasojat ekonomike të pushtimit, ai vë në dukje se rubla ruse arriti nivelin e saj më të dobët ndonjëherë dhe bursa ruse ra sot.

“Tani kemi sanksionuar bankat ruse që së bashku mbajnë një trilion dollarë aktive”, thotë Biden.

“Ne kemi ndërprerë një nga bankat më të mëdha të Rusisë, e cila mban një të tretën e aktiveve bankare të vendit.”

Joe Biden foli për sanksione të forta për të “maksimizuar një ndikim afatgjatë në Rusi dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”.

Ai tha se ka rënë dakord me udhëheqësit e G7 nga ekonomitë më të mëdha në botë që ata do të kufizojnë kolektivisht aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka ardhur kryesisht siç ishte parashikuar nga SHBA, me “pretendime të pabaza” dhe përpjekje për provokim.

Në fjalët e tij, Biden thotë se sulmi vjen pas paralajmërimeve nga SHBA për javë me radhë.

Presidenti shtoi se përpjekjet e qeverisë ruse për fillimin e luftës përfshinin sulme kibernetike dhe granatime ndaj pozicioneve të Ukrainës dhe separatistëve në Ukrainën lindore.

Ai tha se Rusia organizoi operacione me flamur të rremë që rezultuan në një shkelje “flagrante” të ligjit ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re