Udhëheqësit e G7 i kanë bërë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj presidentit rus për të ndaluar luftë.

 

Vendet anëtare kanë kërkuar që Kina të lobojë në mënyrë që Rusia të tërheqë plotësisht dhe pa kushte trupat e saj nga Ukraina.

 

 “Ne inkurajojmë Kinën të mbështesë një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në integritetin territorial dhe parimet dhe qëllimet e Kartës së OKB-së, përfshirë përmes dialogut të saj të drejtpërdrejtë me Ukrainën”, thuhet në komunikatë.

 

Udhëheqësit e G7 gjithashtu riafirmuan qëndrimin e tyre krah Ukrainës duke thënë se do ta mbështesin për aq kojë sa lufta vijon.

 

“Ne angazhohemi të intensifikojmë mbështetjen tonë diplomatike, financiare, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, për të rritur kostot për Rusinë dhe ata që mbështesin përpjekjet e saj të luftës,” u tha në deklaratë.

 

Kina ka kërkuar ta portretizojë veten si një paqebërëse në konflikt, por ende nuk i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga territori ukrainas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re