Kujdesi për trupin duhet të jetë i vazhdueshëm, në çdo moment duhet të kemi kujdes për higjenën e duarve, higjenën e dhëmbëve, pasi goja është pjesa hyrëse e traktit tretës.

Por a e kishit menduar që detajet e vogla që nuk i kushtojmë vëmendje, mund të na pengojnë nga shëndeti ideal dhe lumturia e plotë?

Me siguri ju do të befasoheshit po të shihnit rezultatet e këtyre gabimeve të zakonshme.

Më poshtë ju tregojmë gabimet që ne i bëjmë çdo ditë dhe që duhet t’i shmangim patjetër:

1.Ngrënia e thonjve si mënyrë për të përballuar stresin.

Ndonjëherë ngrënia e thonjve mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor dhe përdoret si një mënyrë për t’i kapërcyer këto ndjenja. Ju mund t’i hani thonjtë tuaj pa e pasur mendjen fare.

Për fat të keq, kjo nuk është gjë e mirë për pamjen dhe shëndetin tuaj. Ky zakon nuk është një arsye për t’u ndier krenarë, por nëse hiqni dorë prej këtij zakoni është më se krenari.

2.Përdorimi i kunjave me pambuk për të pastruar veshët tuaj.

Pastrimi me kunja nuk është i saktë pasi duke i futur ato në thellësi ju bëni që dylli të shtyhet më shumë brenda veshit, gjë që bën më shumë dëm se sa mirë.

Si rezultat pambuku mund të jetë një shkak i madh për të çarë daullen e veshit, për të humbur dëgjimin e kështu me radhë.

3.Moslarja e duarve pasi keni qenë në tualet

Sipas një hulumtimitë fundit, njerëzit kanë tendencë të mos lajnë duart pasi kanë hyrë njëherë në tualet. Shumica e këtyre njerëzve besojnë se nuk është e rëndësishme dhe është vetëm një humbje e kohës së tyre.

Megjithatë, larja e duarve është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të parandaluar veten nga marrja e sëmundjeve të shumta.

4.Kur nuk e ndryshoni furçën e dhëmbëve për një kohë të gjatë

Furça e dhëmbëve e lagur mund të mbledhë disa baktere në pak muaj, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj.

Dentistët rekomandojnë ndryshimin e furçës së dhëmbëve çdo 2-3 muaj, sepse përdorimi i njëjtë për më shumë se 3 muaj mund të shkaktojë disa probleme serioze shëndetësore, të cilat mund të çojnë ndër të tjera, edhe në sëmundje të zemrës.

5.Mënyra se si i lani dhëmbët.

Nëse i pastroni vetëm dhëmbët, do të keni akoma në gojë mbetje ushqimore. Problemet me zemrën mund të fillojnë nga rritja e rrjedhjes së gjakut në gojën tuaj. Dentistët rekomandojnë që larja e dhëmbëve të zgjasë për 2 minuta. Sigurohuni që të mos bëheni dembelë kur kryeni këtë teknikë të vlefshme.

Kur harroni të pastroni me pe dhëmbët tuaj

Nuk ka rëndësi se sa i pastroni me furçë dhëmbët për të mbajtur mikrobet larg. Pa fillin dentar, vështirë se mund të mbani mishrat e dhëmbëve në gjendje të mirë. Pastrimi me fill dentar shkurton rrezikun e baktereve brenda gojës dhe parandalon inflamacionin.

7.Kur bëni maska për fytyrën çdo ditë.

Make up-i i përditshëm  shkakton akne dhe rrudha dhe mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetër. Dermatologët ju këshillojnë që të bëni maska për  fytyrën tuaj të paktën dy herë në javë. Përndryshe ato mund t’ju bëjnë më shumë dëm se sa mirë.

8.Kur nuk pastroni gjërat që përdorni çdo ditë.

Sa shpesh mendoni për pastrimin e objekteve që prekni shumë herë gjatë ditës, por nuk i merrni seriozisht? Në të vërtetë, gjëra të tilla si varëset e çelësave, tastierë, telekomanda apo celularët janë vendet ku mblidhen më së shumti bakteret gjatë ditës.

9.Mbajtja e një paste dhëmbësh me fluor në shtëpinë tuaj.(Pasta për zbardhimin e dhëmbëve)

Ky lloj i pastës së dhëmbëve është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët, pasi ajo çon në zhvillim jo të drejtë të dhëmbëve dhe pika të bardha në to. Një pastë dhëmbësh e mbushur me fluor mund të shkaktojë shkatërrim dhëmbësh dhe mund të rrisë nivelin e absorbimit të aluminit në trurin tonë, i cili kontribuon në sëmundjen Alzheimer.

10.Mbulimi i jastëkut me një këllëf pambuku.

Ky pëlhurë ju bën të dukeni më të vjetër duke shtuar rrudha në fytyrën tuaj, duke tharë lëkurën tuaj dhe duke dëmtuar flokët tuaj. Zgjedhja më e mirë për materialin e jastëkëve është mëndafshi. Do t’ju japë mbrapsht atë çka jua “merr” pambuku.

11.Fshirja e shpeshtë me fshesë korenti.

Nëse pastroni çdo ditë shtëpinë, mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Dhe nëse nuk e pastroni fshesën që mbledh pluhrat,  qilimi ose dysheku juaj mund të dëmtohen nga grimcat e pluhurit. Nëse përdorni këtë fshesë më pak se një herë në javë, rekomandohet që të ndryshoni filtrin e saj një herë në sezon.

12.Prerja shumë shkurt e thonjve të këmbësshpeshtë me fshesë korenti.

Nëse prisni thonjtë shumë të shkurtër, veshja e çorapëve do të jetë problemi i parë për ju. Kjo do t’ju shkaktojë edhe dhimbje kur të ecni.

Të gjitha këto këshilla janë mjaft të lehta për tu ndjekur. Pika kryesore është të ndaloni së qenuri dembelë dhe të filloni të kujdeseni më mirë për shëndetin tuaj./Frekuenca/

 

 

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re