Nga Dr. Ilir Allkja
1- Nuk bëni analiza
Nëqoftëse nuk testoni të paktën një herë në vit edhe nëse nuk keni simptoma, ju nuk jeni në dijeni për nivelet e kolesterolit në trupin tuaj.
Por nëse zbuloni se keni vlera të rritura ju do bëni ndryshime positive në jetën tuaj, të tilla si përzgjedhjen e ushqimeve, aktivitetin fizik e ndoshta dhe ilaçe.
Pas moshës 20 vjeç, duhet bërë një analizë e thjeshtë gjaku çdo 4 deri në 6 vjec për t’u siguruar që parametrat tuaj jane brenda kufijve të shëndetshëm. Në moshën 40 vjec e lart këto analiza duhen përë më shpesh, sipas porosive te mjekut tuaj të besuar.
2- Nuk interesoheni për normat e kolesterolit
Nivelet e larta të kolesterolit dëmtojnë enët e gjakut duke ju predispozuar ndaj zhvillimit të sëmundje metaboli por edhe karshi ngjarjeve dramatike si goditja në zemër , ne tru etj.
Normat që përfshijnë kolesterolin “e keq” (LDL) janë deri 130 mg/dl, për”kolesterolin e mirë” (HDL) gjitmonë mbi 40 mg/dl, si dhe deri 150 mg/dl për trigliceridet.
3- Ju injoroni aktivitetin fizik
Ecja në natyrë është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar kolesterolin. Justifikimi se keni pak kohë, është kundër jush. Cdo darkë mund të gjeni një 30 minutsh kohë për pompa, tërheqje, pesha etj në dhomën tuaj të gjumit.
4- Kërkoni të bëni jetë të rehatshme
Hipni e zbrisni me ashensor, udhëtoni me makinë edhe për distanca të shkurtra, në shtëpi zini divanin e kaloni kohën në internet ose Tv. Kjo mënyrë jetese për një kohë të gjatë rrit kolesterolin, zhvillon obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe tensionin e lartë të gjakut, diabetin, goditjet në tru, etj.
5- Pini duhan
Pothuaj gjithë duhanpirësit kanë nivele të ulëta të kolesterolit “të mirë” HDL nën 40 mg/dl, dhe rrit atë “të keqin” mbi 130 mg/dl, që krijon bazën për rritjen e tensionin e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Lënia e duhanit mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit dhe të ndihmojë në mbrojtjen e enëve të gjakut.
6- Nuk e vrisni mendjen për mbipeshën
Mbajtja e kileve të tepërta, veçanërisht rreth barkut, mund të rrisë “kolesterolin e keq” (LDL) dhe të ulë atë “të mirin” (HDL). Nqs do humbisni 10% të peshës suaj kolesteroli juaj në gjak do të bjerë. Provojeni, ja vlen!
7- Hani yndyrna shtazore me shumicë
Kjo vjen ngaqoftet, sallamrat, proshutat, mishi i viçit, i derrit, i qengjit dhe produktet e qumështit me yndyrë të ngopur si gjalpi, kremi, djathi kackavall, vaji i palmës etj. Të gjitha këto gjëra mund të rrisin LDL-në, ose kolesterolin “e keq”.
8- Hani yndyrna trans me shumicë
Yndyrnat “trans” ose të hidrogjenizuara gjenden me shumicë në shumë prodhime industrial, ushqime të gatshme si dhe përdoren gjërësisht si në fast food, byrektore, ëmbëlsira sidomos torta, pizza dhe ristorante pasi kushtojnë pak, janë të aromatizuar, pëlqehen, nuk prishen, jetojnë gjatë nëpër frigoriferë.
9- Lini pasdore yndyrnat e mira
Vaji i ullirit, peshku sidomos sardelja, acuket, salmoni, trofta, arrat, bajamet, lajthitë, avokadot janë ushqime që mbajnë në nivele normale kolesterolin ne gjakun tuaj.
10- Nuk përdorni ushqime me fibra
Buka integrale, krundet, tërshëra, thjerrat, fasulet, lakrat e të gjitha llojeve janë e mire për shëndetin e zemrës.
Përdorni rregullisht në dietën tuaj ushqimet me fibra dhe to ndjeheni të shpërblyer.
11- Ju e teproni me alkool
Konsumi i alkoolit, sidomos teprimi shkakton nivele të pashëndetshme të kolesterolit. Gratë janë dyfish më të rrezikuara të vuajnë nga yndyrnat e larta krahasim me burrat, pork jo nuk duhet të na inkurajojë të konsumojmë alkool.
12- Hani ëmbëlsira.
Plot pacientë shprehen të cuditur për yndyrnat e larta në gjakun e tyre dhe këtë habi e lidhin me arsyetimin se nuk hanë yndyrna. Dreka apo darka zakonisht për ne shqiptarët mbyllet me një ëmbëlsirë, e cila në fakt është një bombë kundër shendetit tonë. Përvec rritjes direkt të sheqerit në gjak, kjo “bombë” sheqeri metabolizohet nga mëlcia jonë në triglyceride e kolesterol.
13- Ju i injoroni problemet e tjera shëndetësore
Është e rëndësishme të kuptoni dhe trajtoni çdo problem mjekësor të lidhur me yndyrnat e larta, si tensioni i lartë i gjakut, diabeti, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë të tiroides etj. Nëse keni një nga këto sëmundje dhe e menaxhoni mirë, mund të përmirësoni edhe nivelet e yndyrnave në gjakun tuaj.
Kujdesuni për veten!