Mund të keni provuar shumë regjime ushqimore e sërish mos të keni arritur rezultatet e dëshiruara vetëm se me shumë mundësi keni bërë këto gabime:

Keni eleminuar tërësisht ushqimet dhe produktet që ju furnizojnë me proteina.
Janë proteinat ato që ndihmojnë në formimin e muskujve dhe muskujt janë përgjegjëse për mirëfunksionimin e metabolizmit.

Mungesa e kalciumit (nëse ju hiqni dorë prej bulmetit) mund të ngadalësoje metabolizmin e si pasojë të keni vështirësi në procesin e tretjes apo humbjes së peshës.

Përdorni kripën e detit në vend të kripës së jodizuar. Kripa e detit mund t’i japë më tepër shije ushqimeve, por kripa e jodizuar mund t’i sigurojë organizmit sasinë e duhur të jodit.

Nëse tiroidet nuk kanë mjaftueshëm jod, nuk do të prodhojnë mjaftueshëm hormone. Në mungesë të tyre ju do e keni të pamundur të humbni peshë e të formoni masë muskulare.

Nëse doni të përshpejtoni metabolizmin duhet të pini ujë të ftohtë. Organzimi do të punojë më shpejtë në mënyrë që të “ngrohë” ujin, dhe në këtë mënyrë ju do të digjni më shumë kalori.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re