Nëse pa dashur i keni hedhur gjellës më shumë kripë se sa duhet tashmë mos u bëni merak, sepse ccdo gjë e ka një zgjidhje. Ja disa hapa t thjeshtë se si mund ta zgjidhni këtë miniproblem:
Sheqeri
Nëse do gatuani supa apo pjata me përmbajtje salcash këshillohet shtimi i sheqerit. Tretni pak kokrra ne lëngun e gatimit dhe hidheni në të. Shija do jetë e mirë dhe kripa nuk do mbizotërojë.
Patatja
Kjo gjithashtu është një mënyrë fantastike për të larguar kripën e tepërt. Prisni disa rondele patatesh, vendosini në fund të enës me gjelle dhe lërini derisa ato te bëhen transparente. Pasi t’i hiqni do e kuptoni menjëherë ndryshimin.
Buka
Ashtu si me patatet, mjafton të futni disa copa buke në fundin e gatimit. Ajo do përthithë kripën e tepërt.
Uji
Për gatime me mish tek të cilat e keni tepruar me kripën do ju duhet të shtoni një sasi uji. Lëreni mishin të vlojë për disa minuta dhe më pas largojeni nga ena./F/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re