Arrigo Sacchi, ish-trajneri kuqezi, për “Radio Rai”, ka folur për pozicionin e Marco Giampaolos:
“Shkarkimi i tij do të ishte një gabimi dyfishtë: do të ishte një gabim i klubit dhe mungesë respekti karshi profesionistit.
Duhet durim dhe kujdes, ka shumë të rinj në ekip dhe disa nga ata nuk kanë eksperiencën e duhur”.
Giampaolo ka treguar se është i zoti, edhe me ekipe më të dobëta se Milani.
Duhet kujdes dhe durim, skuadra e Milanit është ende pa përvojë dhe e njomë”.
Sakaq, trajneri kuqezi, “për impenjime pune”, ka anuluar takimin bashkë me Allegrin dhe Galeonen, dy miq të tij.
Gjendja e ekipit nuk është nga më të mirat dhe nuk ka vend për impenjime jashtë fushës.