Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se ndihet fajtore që i ka besuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe formimin e koalicionit në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për News24, Kryemadhi thotë se Basha gënjeu LSI-në dhe opozitën për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Po ashtu, sipas Kryemadhit, Basha shkeli marrëveshjen për të dalë me kandidatë të përbashkët në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.
“Ndihem fajtore që nuk kam besuar Ilir Metën në lidhje me Lulzim Bashën, të jemi të sinqertë. Sepse gënjeshtra në të guithë filozofinë e tij politike është standart jetese,. QË nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale, që nga lufta që nuk do të dorëzonte godinat, mjafton të pyesësh Voltana Ademin se çfarë i ka thënë Gaz Bardhi që mos shko në Kushtetuese. Dhe marrëveshjen e 5 qershorit Basha nuk donte ta firmoste, dhe pastaj u firmos në Pallat të Kongreseve. Pastaj marrëveshja u prish me ndryshimet Kushtetuese.
Po të vijmë tek një listë, të jemi të bindur se ramë dakord parimisht për të pasur listë të përbashkët në Dibër dhe Gjirokastër. Ramë dakord për Vangjel Tavon dhe Tritan Shehun. Ka qenë një situatë për hir të së vërtetës, që duam apo nuk duam. Sllogani ishte Shqipëria fiton, por ishte Basha fiton. Unë jam fajtore sepse i dhashë besën Lulzim Bashës, një të pabesi. Ajo çka dua të theksoj dhe që është e rëndësishme, kur je peng i të kaluarës tënde, nuk mund të ndryshosh dot të ardhmen. Sot për hir të së vërtetës, situata ku ndodhet PD do qartësojë shumë situata të tjera politike” – tha Kryemadhi.