Sali Berisha e ka kthyer në diçka të zakonshme publikimin lajmeve të pavërteta, të cilat nuk janë asgjë tjetër përveçse gafa të rënda. Karantina apo ndoshta mosha e thyer, ende nuk e dimë, po japin efekte të pakthyeshme te ish lideri i PD-së dhe ish kryeministri.

Pasditen e sotme ai publikoi një lajm, nga ato te qytetarit digjital që shpesh e nxjerrim blof, sikur kunati i kryebashkiakut i Erion Veliaj kishte bërë dasmë në kalanë e Arbanës. Por, nuk kaloi shumë dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkëshortja e tij është vajzë e vetme. Gjithsesi, lajthitja e Berishës mbeti.

Nuk dihet nëse dikush tallet me doktorin në këtë moshë, por kjo nuk është hera e parë që ai bëhet përhapës i fake neës nga faqja e tij në FB. Ka dhe nga ata që thonë se në fakt, me këtë goditje “alla kunatçte” Berisha ka dashur të godasë Lulzim Bashën, sepse pikërisht kunati i tij quhet Erion. Të jetë kjo vallë arsyeja e lajthitjes së doktorit këtë pasdite maji?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re