Dhuna e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve që kundërshtojnë rritjen e cmimit të naftës dhe produkteve të tjera të shportës ishte e pranishme edhe në protestën e djeshme në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Por rasti më flagrant është kur vetë drejtori i Policisë në Tiranë, Lorenc Panganika, i ka kërkuar efektivëve të vetë të mos ushtrojnë dhunë ndaj një protestuesi sepse ka gazetarë.

Panganika në këtë mënyrë duket se justifikon dhunën, por kërkon që ajo të ndalet vetëm prej faktit se e gjitha ishte në sy të dhjetra kamerave të pranishme aty.

I riu që u shoqërua dhe u mor zvarrë nga punonjësit e policisë, nuk ishte duke kryer asnjë akt të paligjshëm, sa kohë që në vendin tonë e drejta për të protestuar është e sanksionuar në kushtetutë.

Vide e momentit, drejtori i policisë ndërhyn teksa i riu po futej me dhunë në furgon:

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re