SHBA– Politikani, Joe Biden e ngatërroi gruan me motrën e tij duke bërë kështu një tjetër gafë gjatë fjalimit të tij të fitores në Super, ditën e martë në Kaliforni.

Ish-nënkryetari u drejtohej mbështetësve me gruan e tij, Jill dhe motrën Valerie duke qëndruar në podium dhe duke treguar se fatet e tij politike u kthyen mbrapa. Në një moment ai shkoi të prezantonte motrën e tij para turmës, por aksidentalisht mori dorën e gruas së tij para se të kuptonte gabimin e tij.

Biden mori për dore gruan e tij dhe iu drejtua turmës: ‘Kjo është motra ime e vogël, Valerie’. Por, menjëherë e kuptoi gabimin dhe iu drejtua motrës së tij. Të pranishmit gjatë fjalimit të tij e kanë kapur këtë gafë dhe kanë filluar të ironizojnë gabimin e politikanit amerikan.

Burimi: DailyMail 

/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re