Skip to content

Gafa e LSI! Luan Rama kërkon ndjesë për mandatet dhe del kundër Kryemadhit: Duhet ta kishim dëgjuar Ilir Metën

Tani që opozita po kërkon t’u besohen sërish mandatet e deputetëve, po ndodhin edhe çudira.

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka kërkuar ndjesë për lënien e mandateve.

Teksa Gonxhe tha se Ilir Meta apo se paku LSI te kerkojne ndjese per perppasjen tek FRD, Luan Rama në studion e emisionin “Opinion” është shprehur se lënie e mandateve ka qenë një gabim dhe shton se duhet të kishin dëgjuar Presidentin që u tha të qëndronin në Parlament.

Nje deklarate kjo e numrit dy te LSI, qe e ve perballe kryetyares Monika Kryemadhi, e cila vijon te qendroje ne idene se djegia e mandateve ishte veporimi me i mire i bere nga LSI dhe opozita, perballe mazhorances se Edi Rames!

Luan Rama: Në rastin konkret.

Blendi Gonxhja: Duhet të kërkoni ndjesë.

Luan Rama: E vetmja gjë që do të kërkoj ndjesë. E di për çfarë kërkoj ndjesë Gonxhe, unë kërkoj ndjesë edhe si zëvendës kryetar  i LSI-së që ne nuk e dëgjuam Presidentin e Republikës kur nja tha mos na ikni nga Parlamenti. Atëherë në nuk ë dëgjuam dhe bëmë një gabim të madh se sot do flisnim ndryshe ne.

Blendi Fevziu: Kështu është se Presidenti ka më shumë eksperiencë më të madhe se ju.

Luan Rama: Jashtë kësaj Gonxhe…

Blendi Fevziu: Presidenti nuk ka qenë për largim nga Parlamenti.

Luan Rama: Presidenti pati të drejtë kur tha mos e lini parlamentin se opozita është institucion.

Blendi Fevziu: Lajmin ku e ke lajmin.

Luan Rama: Ndjesa që kërkojmë që ikëm nga Parlamenti.