Rudina Magjistari ndërsa ka rrëfyer momentet që kaloi kur ra tërmet me të ftuarit që kishte në emision tha se zgjati 78 sekonda.

Kjo një gafë e madhe pasi nëse tërmeti do të zgjaste aq shumë pasojat do të kishin qenë të mëdha.

Gjatë emisionit, moderatorja Rudina Magjistari u shpreh:

“Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë”, u shpreh ajo, ndërkohë
që shtoi se ndodhej në Kepin e Rodonit në momentin që ra tërmeti, një
nga zonat që përjetoi goditjen më të fortë për shkak të afërsisë me
epiqendrën.

“Mua më ndodhi që të isha disa kilometra larg Kepit të Rodonit. Isha jashtë dhe në përgjithësi kur je jashtë nuk e ndjen shumë tërmetin, por këtë herë e kam ndjerë tokën si të ishte një dyshek uji dhe toka shkonte fiks sikur ishte mbi ujë.

Isha 1 ose 2 kilometra larg detit dhe kam ndjerë tokën të lëkundej deri në lëvizjen e fundit, derisa u shua tërmeti. Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë, këtë ndjesi pata, ishte shumë e frikshme. Ndoshta ishte zonë ranore dhe për këtë arsye e kam ndjerë kështu”, tregoi moderatorja.

Video më poshtë:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re