Rudina Magjistari ka intervistuar kryebashkiakun e Tiranës, në emisionin e saj këtë pasdite.

Pasi Veliaj martoi live një çift në studio, erdhi momenti të intervistohej nga zonja Rudina.

Ndërkohë që Veliaj fliste për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në ekran parakalonin pamjet propagandistike 3D të projektit të shkollës së re, Magjistari, e cila shquhet për gafa live, ndërhyri duke i shtuar koleksionit të saj edhe një gafë të re.

Duke dashur të komplimetojë projektin e Bashkisë, Magjistari tha se shkolla Sami Frashëri ka patur shumë fat, që është goditur nga tërmeti, sepse tani do të rindërtohet më e bukur se çfarë ka qenë. Por, duket se Rudina harroi faktin se për shkollën do të paguhen para nga taksat e qytetarëve, apo faktin se tërmeti tragjik i 26 nëntorit, la pas shumë viktima.

Magjistari deklaroi gjithashtu, se Sami Frashëri ka shumë fat, që dikur nxënës i kësaj shkolle ka qenë Veliaj.

“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat ëëë? Një herë që të kishte ty nxënës dhe një herë që u trondit nga tërmeti, sepse do të duan të gjitha shkollat të behen si Sami Frashëri…“, tha Rudina.

Erion Veliaj nuk dha ndonjë përgjigje për këtë fat “të madh” të shkollës “Sami Frashëri”, por ndërroi temë duke folur për projektet e Bashkisë, koronavirusin, plazmën e koronavirusit, familjen e tij, etj, etj.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re