Skip to content

Gafa: Ilir Meta fton qytetarët të dalin nga shtëpia për ecje

Shqipëria është futur në ditën e katërt të përballjes me koronavirusit.

Masat e marra nga qeveria kanë qenë drastike dhe pritet të shtrëngohen më shumë nëse situata do të përkeqësohet.

Ndërkohë, mëngjesin e të enjtes, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke përdorur një shprehje të Martin Luther King.

“Mospërfillja ndaj të keqes është e barazvlefshme me të qenët bashkëpunëtor”, shkruan Rama, që citon Martin Luther King.

Ndërkohë, Ilir Meta e ka nisur ditën duke publikuar një foto ku shfaqet me veshje sportive ndërsa e shoqëron me komentin:

“Më mirë në natyrë se në palestër”.

Në fakt, Meta bën të kundërtën e asaj që na këshillohet, pra qendrimi brenda në shtëpi.

Ndoshta dikush duhet ta këshillojë më mirë presidentin.

(TemA)