Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu kanë publikuar një video ku kryeministri mundohet të përmirësoj gafën e radhës, kur ia ngatërron emrin kryeministrit britanik.

Videoja u xhirua dje gjatë një takimi të kabinetit qeveritar, dhe i referohej kryeministrit britanik, Boris Johnson si Boris Yeltsin, ish-presidenti rus që vdiq në 2007-tën.

Sado që ministrat e kabinetit menjëherë e korrigjuan gabimin, videoja ishte shpërndarë me të madhe në rrjete sociale. Gafa vjen në një kohë kur Netanjahu ka “humbur rrugën në oborr” para zgjedhjeve të javës së ardhshme.

Fushata e tij zgjedhore fokusohet në shërbimin e tij si burrështetasi me më shumë vite në pushtet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re