Në fillim të kësaj jave u raportua se funeralin e Mbretëreshës Elizabeth e ndoqën 28 ​​milionë britanikë, që është një shifër më e vogël se 32 milionë shikuesit e funeralit të Princeshës Diana në 1997.

Sipas shifrave të publikuara nga organizata kërkimore Barb, funerali i Elizabeth është transmetuar në disa kanale dhe në SHBA është ndjekur mesatarisht nga 11.4 milionë shikues, ndërsa funeralin e Dianës në vitin 1997 e kanë ndjekur 33.2 milionë amerikanë.

Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se është shumë e vështirë të krahasohen këto dy ngjarje duke pasur parasysh kontekstin e kohës, teknologjisë dhe zakoneve të qytetarëve, të cilat ndërkohë kanë ndryshuar ndjeshëm.

Një tjetër fakt interesant është se dasma e Princit Harry dhe Princit William u shikua më shumë në televizion sesa funerali i gjyshes së tyre.

Dasmat e tyre tërhoqën 29.2 milionë dhe 22.7 milionë shikues amerikanë, gjë që e tejkaloi ndjeshëm shikueshmërinë e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re