Subscribe

Mbrëmjen e djeshme, në mjediset e Amfiteatrit të Tiranës në Parkun e Liqenit, u zhvillua gjysmëfinalja e “Tirana Art Festival”, gara e talenteve në gjimnazet e Tiranës, ku pati 41 performanca dhe mbi 1000 pjesëmarrës.

 

Kryebashkiaku Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se ndihet krenar, që në hapësira si Amfiteatri i Tiranës organizohen aktivitete që i japin kaq shumë energji rinore qytetit.

 

“Kjo është një hapësirë për ata që janë të talentuar në skenë dhe kanë fuqi të ecin përpara, të cilët do t’i duartrokasim të gjithë bashkë, si një Tiranë që e do artin, e do kulturën, e ka dashuri dhe pasion. Jam i lumtur që e kemi kthyer këtë hapësirë të jashtëzakonshme për të pasur në Tiranë një nga organizimet më të bukura dhe një nga organizimet që i ka dhënë kaq shumë energji Tiranës sonë. Ju uroj të gjithëve suksese! Ju uroj të gjithëve dashuri dhe pasion për atë që keni në zemër, në mendje dhe në shpirtin tuaj”

 

Finalja e “Tirana Art Festival” do të mbahet më 27 Maj në “Sheshin Skënderbej”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re