Teksa ende vijon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, i cili është në avantazh.

Pasi shpalli fitoren në një manifestim me qytetarët në Kavajë, në një prononcim për News24 Qosja u shpreh se fitorja është rezultat i faktit që Kavaja është e uritur për liri e demokraci.

“Kavaja është e uritur për liri e demokraci. Sot ishte dita e lirisë e demokracisë”, tha ai.

Ndërkohë në Kavajë vijon edhe numërimi i kutive të mbetura të votimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re