Skip to content

Gara me makina në gjendje të dehur në qendër të Tiranës, arrestohen dy të rinj

800 0 1728310403xpolicia 324

Dy të rinj në Tiranë janë vendosur në pranga pasi u kapën duke bërë gara me makinë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abdi Toptani”, informoi sot policia.

“D. D., 22 vjeç dhe B. U., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, ata nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve.