Tre të rinj të moshës rreth 20-vjeç kanë humbur jetën në një aksident fatal në Prizren mbrëmjen e të shtunës.

Të rinjtë, sipas autoriteteve kanë qenë duke bërë gara me makina, teksa njëra nga mjetet ka dalë nga rruga dhe goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi konfirmoi për mediat aksidentin e rëndë me pasojë jete.

“Po mund të konfirmoj si rast, se tre persona kanë vdekur në aksident dhe tre tjerë janë lënduar, për më shumë detaje merret njësiti i autostradave”, tha ai.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po shikonte nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë ishte fatal./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re