Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi sot se cilët do të jenë kandidatët që do t’i shkojnë Presidentit të Republikës për të zgjedhur pasuesin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese.

Ky i fundit u emërua gjyqtar nga Presidenti, por pak ditë më pas u shkarkua nga Vettingu.

Aktualisht, për të zënë vendin e Muçit, KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj. Sot KED vendosi skualifikimin e juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i riktheu sërish në garë.

Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re