Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur pasditen e së shtunës për të zhvilluar fushatë me demokratët e Fierit.

Ky takim elektoral vjen në kuadër të garës që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike për kreun e kësaj force politike.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, eskorta e ish-kryeministrit e rrethuar nga makina me flamujt e PD-së ka mbërritur në vendin është planifikuar takimi. Pasi zbriti nga makina Berisha mes ovacionesh pritet nga Luan Baci i cili është i rrethuar nga demokratët. Rivali i tij për kreun e PD-së, Ibsen Elezi zhvilloi një takim mëngjesin e sotëm në qytetin e Kukësit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re