Në garën në Tiranë për një mandat në Kuvend Jorida Tabaku ka kaluar në avantazh kundrejt Ilir Alimehmeti. Tabaku deri më tani, nga numërimi i votave preferenciale, ka marrë 4990 vota, ndërsa Alimehmeti ka marrë 4977 vota.

Siç duket nga numërimi  i deritanishëm Jorida Tabaku është në avantazh me vetëm 13 vota. Deri më tani në bashkinë e Tiranës janë numëruar 381 nga 1282 kuti votimi.

Diferenca mes dy kandidatëve është e vogël dhe kutitë e votave nuk janë numëruar të gjitha, e si rrjedhojë ky rezultat mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko