Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka folur mbrëmjen e sotme në zgjedhjet e 14 Majit.

Cara u shpreh në emisionin Open se kryeministri Edi Rama ka dalë vetë në krye të fushatës së PS duke lënë në hije kandidatët.

Sipas tij, Rama arrin deri në kërcënime dhe nëse do të votohet për kandidatët e opozitës, mundohet ta kthejë të gjithë situatën në politike.

“Rama duket se do ta marrë për vete fushatën… mirë do ishte sot përballë të ishte dhe kandidatja tjetër e Durrësit

Rama arrin bën dhe kërcënime, që nëse do votohet për kandidatët e opozitës, mundohet ta kthejë të tërën politike. Sado mundohet ta bëjë politike, Rama s’ka lidhje me Durrësin dhe ai nuk hyn fare tek shërbimet e qytetarëve.

Pushtete janë të ndara dhe nuk ndërhynë dot tek buxhetet e bashkive dhe të kërcënosh. Kjo nuk ndodh sepse bashkia ka mundësi të menaxhohet edhe vetë, të krijojë të ardhura vetë. Në këtë moment në buxhet nuk shoh asgjë nga buxheti i qeverisë”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re