Arjan Hoxha, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës deklaroi sot nga takimi elektoral me ish kryeministrin Sali Berisha se zona të tëra në këtë qytet janë lënë në harresë nga qeveria.

Capture

“Kam parë si zona të tëra janë lënë në harresë. Rrugët janë të pashtruara. Servilat e bashkisë turren për të bërë asfalt elektoral duke shtruar rrugë pa standard që mund të përmbyten nesër me dy pika shi. Gjatë takimeve tona kam parë si varfëria ka hyrë në shtëpitë e secilit prej nesh”, deklaroi Hoxha.

Ai iu drejtua kryebashkiakut aktual Rakip Suli të mos i bëjë presion qytetarëve për votën ose përndryshe do mbajë përgjegjësi.

“Kur rrugët i shtrojnë vetë përse na duhet të paguajmë taksa për taksidarët e bashkisë,. Ju shpesh herë keni denoncuar sulmet dhe presionet. I garantoj Rakip Sulit që për çdo presion që i bëni bashkë qytetarëve tanë do mbani përgjegjësi direkte ju”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re