Subscribe
Njëjtë si me 14 majin edhe në 24 shtator Partia Demokratike e Lulzim Bashës vuan të njëjtën sindromë, ajo e pamjaftueshmërisë së komisionerëve.
Pak ditë nga përballaja e dytë në Kukës për kryebashkiakun e ri dhe ku PD-ja nuk garon asaj i duhen edhe 11 komisionerë që të ketë përfaqësinë e saj në të 74 qendrat e votimit.
ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
Objektivisht lindi si problematikë për shkak të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha të drejtën Partisë Demokratike të ketë një komisioner më shumë në qendrat e votimit. Ndoshta edhe ata kanë qenë të papërgatitur për të plotësuar dokumentacionin përkatës.
Edhe nëse në rradhët e demokratëve mbështetës të Lulzim Bashës nuk gjenden 11 persona, procesi zgjedhor as pengohet e madje as cënohet.
ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
Në fund të fundit, komisionet e qendrave të votimit e kanë kuorumin për të funksionuar.
25 milionë lekët për përballuar zgjedhjet e përsëritura në Kukës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mori nga paratë e kursyera nga buxheti për vendoret e majit. Gara do të zhvillohet mes dy kandidatëve, socialistit Albert Halilaj dhe Emri Vatës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Përballjes nuk iu fut Partia Demokratike që në 14 maji mori vetëm 761 vota duke mos hyrë as një dhjetësheshën e partive më të votuara.