Ambasada e Shteteve të Bashkuara u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë e prokurorëve që të aplikojnë për të qenë pjesë e strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ambasada amerikane e quan ngritjen e BKH si një prej hapave të fundit në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? 

Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit? 

Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). 

Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani” shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Kjo thirrje e ambasadës së SHBA  ka ardhur në ditën e nisjes së aplikimeve për 60 vendet e hetuesve që do të jenë pjesë të BKH-së. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re