Profesor Petrit Zorba, përgjgjës i departamentit të klimës dhe mjedisit në IGJEUM ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News duke zbuluar cili do të jetë synimi i tij nëse do të vendoset në krye të këtij institucioni. Zorba ishte në garë me dy të tjerë, Ylber Muçeku dhe Ismail Hoxha që refuzuan të merrnin pjesë në emision.

Ky i fundit u kontaktua në lidhje live dhe bëri deklaratën e papritur duke thënë: “Do ishte kënaqësi, por për arsye të tjera kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam më në garë. Është dhënë që ditën e premte.”

Ndërsa Zorba u shpreh se nuk ishte në dijeni për këtë vendim. Gjatë bisedës, profesori zbuloi se nëse zgjidhet në pozicion drejtues, institucionin do ta vendosë mbi baza reale ligjore për të gjeneruar më shumë të ardhura.

“IGJEUM, në ditët e sotme është një lloj bashkimi mes disa institucioneve që kanë qenë pjesë akademike të shkencave. Instituti jonë nuk e ka filluar punën dje, as nuk do ta fillojë nesër. E ka filluar 152 vjet më parë.

Kjo e të ardhurave ekziston, nuk do të jetë e re, por nëse ne do të mirëformatojmë shumë gjëra, do të stabilizojmë me disa platforma më konkrete për fusha të ndryshme. Mendoj se këto të ardhura mund të shtohen dhe këto kërkojnë bashkëpunim me rektoratin, nga i cili varet instiucioni jonë, por edhe me qeverinë qendrore pasi institucioni jonë ka 3 fusha kryesore për vendin tonë si monitorimi meteorologjik, vrojtimet hidrologjike dhe sistemi i monitorimit sizmik. Këto janë të rëndësishme për vendin. Përgjithësisht shteti ose media është në dyert e institucionit kur ka një dukuri ekstreme, ndërkohë rëndësia është në ditë si e sotmja sepse në bazë të këtij informacioni, hartohen strategji kombëtare në degë të ndryshme të ekonomisë”, u shpreh Zorba.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re