Kryeministri Edi Rama është ndalur në Durrës, ku ka zhvilluar takimin e radhës elektoral së bashku me kandidaten Emirana Sako. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi edhe rivalin demokrat, Igli Cara duke thënë se ai është një djali i mirë dhe me reputacion.

Por sipas tij fakti që Igli Cara  garon me koalicionin e Berishës dhe Metës ka një problem.

“Durrësi  sot ka një kryetare bashkie që di cfarë bën, flet pak, punon shumë, nuk merret me politikë gjithë ditën, nuk është kukull e askujt. Ta marrësh në konsideratë se mund të votosh për dikë që sado cun i mirë të jetë, minimumi ka një problem, nuk është mirë që vë në dispozicion fytyrën, emrin, reputacionin, traditën e familjes së vetë “zorrës qorre””, tha Edi Rama.

Kryeministri tha se Igli Cara mund të jetë djalë i mirë, por nuk kishte dalë për të bërë krushqi.

“Edhe ai tjetri mund të jetë djalë i mirë, por unë jam i martuar dhe nuk kam motër. Nuk jam këtu për krushqi. Këtu çështja është; je djalë i mirë, por a ma bën punën apo jo. Ti nuk mund të marrësh një pastrues të djathtë, që i ka duart e thara. Po qe për pastrues, merr një grua dhe jo një burrë” u shpreh kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re