Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara është takuar ditën e sotme me disa përfaqësues të bizneseve në Durrës.

343339005_559927339604845_6669396619507531825_n

Ai shkruan se frymëmarrja për biznesin është objektivi parësor që do të mundësohet duke nisur nga rishikimi i vlerës së taksave dhe tarifave vendore me qëllim reduktimin e tyre.

“Frymëmarrje për biznesin! Ky është objektivi parësor, i cili do të mundësohet, duke nisur nga rishikimi i vlerës së taksave dhe tarifave vendore, me qëllim reduktimin e tyre.

Një qasje ndryshe, për t’i ardhur në ndihmë, çdo subjekti tregtar në Durrës, që hap vende të reja pune ose vetëpunësohet, duke ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të qytetit. Bashkë ja dalim! Qyteti je ti!”, shkruan Cara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re