Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Fierit, Armando Subashi foli sot në takimin përmbyllës të fushatës elektorale ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Ai listoi disa nga premtimet e PS për mandatin e ardhshëm duke nisur nga projekti për të hapur porta të reja drejt Adriatikut dhe ndërtimit të një universiteti në Fier.

“Ju siguroj që me një ritëm Akoma më të lartë do të punojmë në katër vitet e ardhshme, Ne do të vazhdojmë intensivisht edhe punët në bashki. Do i japim një vëmendje turizmit. Bujqësia dhe turizmi do jenë dy degët kryesore të zhvillimit tonë ekonomik.

Kemi përgatitur një sërë projektesh për të hapur porta të reja drejt Adriatikut dhe për ta kthyer Fierin në një qendër të rëndësishme të turizmit. Bashkë me kryeministrin kemi bërë një premtim që të shikojmë mundësinë e hapjes së një universiteti në Fier. Jam i bindur që edhe ky premtim do të mbahet dhe shumë shpejt Fieri do të ketë universitetin e vet. Ne jemi partia e punës dhe mbajtjes së premtimeve”, u shpreh Subashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re