Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim më banorë të disa fshatrave të Kavajës.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat shkruan se “fshatrat sado të vegjël dhe larg do kenë vëmendje maksimale”.

“Të dielën e sotme e kaluam me takime me banorët e Kanaparaj, Zikxhafaj, Kryemedhenj, Seferaj, Tilaj, Golemas dhe në pasditen vonë në Agonas. Fshatrat sado të vegjël dhe larg do kenë vëmendje maksimale!  Fisnik Qosja si kryetari i Bashkisë Kavajë do të jetë si sot mes banorëve për ti dhënē zgjidhje shqetësimeve dhe problemeve!  Në 14 Maj bashkë fitojmë”, shkruan Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re