Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, është shprehur se ndryshimi në zgjedhjet e 14 majit është domosdoshmëri.

345587097_2637206453088819_7083690244720936249_n

Komentet Qosja i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku shprehu bindjen te fitorja në 14 maj dhe tha se ajo fitore do të jetë e drejtë dhe e ndershme.

Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen rrugëtimit të tij për ndryshim dhe shtoi se edhe këtë javë do të vijojnë takimet derë më derë për të bindur çdo qytetar.

Reagimi i Qosjas:

📌Java e fitores tonë❤️

Miq,

Kemi hyrë tashmë në javën e fundit të fushatës, javën e fitores tonë🫶

Kemi zhvilluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm 5 mujor pa asnjë ditë pushim, ku kemi takuar me mijëra mbështetës, miq e qytetar në të gjithë territorin e Bashkisë Kavajë, nga qyteti, në Golem, në Synej, në Luz e Helmas!

Një rrugëtim që është transformuar ditë pas dite në një marrshim të madh qytetar me bindjen se ndryshimi është një domosdoshmëri.

Me bindjen se fitorja jonë është e drejtë dhe e ndershme!

Ne nuk do rreshtim së marrshuari asnjë sekondë edhe këtë javë të fundit së prezantuari programin tonë e së shtrënguari duart me qytetarët siç kemi bërë deri më tani!

Do të shkelim çdo pëllëmbë të territorit e do të finalizojmë ndoshta fushatën më të bukur dhe qytetare që Kavaja ka njohur ndonjëherë, ashtu siç i ka hije vendit tonë të bekuar nga Zoti!

I ftoj të gjithë qytetarët e Kavajës, Golemit, Synejit, Luzit të Vogël dhe Helmasit, t’i bashkohen marrshimit tonë final dhe të pandalshëm drejt fitores me 14 Maj🤝

Me 14 Maj, me qetësi dhe qytetari të gjithë bashkë do të fitojmë Kavajën❤️

#Voto1️⃣✅

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re