Policia e Shtetit rizhvillonë konkursin për gradën “Komisar”.
 
Pas pezullimit të testit të parë, ku u hodhën akuza se policët kishin kopjuar, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka ndyshuar rregullat e testimit.
 
Vizion Plus ka mësuar se konkursi për gradën “Komisar” do të zhvillohet për katër ditë me radhë duke nisur nga kjo e martë, ndërsa konkurimi do të jetë elektronik.
 
Në garë janë 470 garues, të cilët janë të ndarë në katër grupe sipas drejtorive.
 
Përgjigja për garuesit do të merret në çast duke evituar kështu akuzat për kopjim dhe ndërhyrje nga lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re