Ka përfunduar mbledhja  e Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve drejtues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Pasi u dëgjuan 28 kandidatët e mundshëm nga lista prej 53 aplikantësh, anëtarët e komisionit vendosën të mbyllin mbledhjen dhe në ditë në vijim do të shqyrtohet secili kandidat.

Mes ‘peshave të rënda’ që dolën në Komision ditën e sotme mund të përmendim ish-kreun e KQZ-së Klement Zgurin, ish-zëvendëskryeministrin Ilir Rusmajli, konstitucionalistin Kristaq Kume dhe ish kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Në përfundim të mbledhjes deputeti Murrizi theksoi se duhet të verifikohen me imtësi të gjithë aplikantët e datëlindjes para vitit ’74, pasi në dijeninë e tij ka edhe ish-sigurimsa të regjimit komunist. Nga ana tjetër deputeti i opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi shpreh shqetësimin se nuk duhet të ketë përzgjedhje mbi bazën e interesave partiakë.

Damian Gjiknuri: Ne do të bëjmë një mbledhje tjetër këto ditë që të vijojmë me vlerësimin e cdo kandidati për të vijuar ashtu sikur e ka parashikuar ligji.

Myslym Murrizi: Do të ishte në nderin e komisionit dhe Kuvendit që të përkrahte individë që nuk kanë në kriteret eksplicite, njerëz që nuk kanë mëkate në vitet që kanë kaluar në zgjedhje dhe ndaj publikut. E habitshme, por kanë konkurruar për të numrat votat, 7 individë që kanë ndarë pronat e shqiptarëve, 5 ish-drejtorë të përgjithshëm të pronave. Shqiptarët e dinë si janë sorollatur në duart e këtyre individëve.

Do të ishte në dinjitetin edhe të komisionit tonë, që pavarësisht njohjeve, të mos kishte individë, që shqiptarët i shikojnë si “mish dhie”, atij se nuk i kanë besuar pronën, jo më votën për pushtetin në një sistem demokratik. 6 vijnë nga KQZ-ja, OSBE-ja nxin si janë zhvilluar zgjedhjet dhe numrat votat në Shqipëri. Kur shoh që marrin kurajën dhe vijnë për të kandiduar për të numëruar votat, që janë etiketuar si tjetërsim i vullnetit të shqiptarëve. 5 vijnë nga një fshat, 3 janë kushërinj të parë.

Do të doja që të gjithë ata që do të merrnin besimin e komisionit, ti drejtohen autoritetit, pasi bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk do të jetë e moralshme që të votohen për të drejtuar zgjedhjet. Do ta doja për të gjitha ata të ditëlindjes 74, pra kush është 46 vjeç dhe lart të na sjellë dokumentin që nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, në dijeninë time ka.  Të heqim dorë nga dreqërit.

Damian Gjiknuri: Nuk e di nëse ka ndonjë mundësi verifikimi, a mund të kryhet ndonjë verifikim i shpejt? Po dakord. Atëherë, ose ata që do të përzgjidhen do ta kenë të detyrueshme. Fakti që aplikuan kaq shumë njerëz, ka një numër të madh. Kjo është një gjë e mirë, risi që tregon se ndryshimet e Kodit, ka tërhequr interesin e shumë aplikantëve. J

am dakord, që njerëz që janë shumë të asocuar politikisht apo krijojnë konflikt interesi të pastër, ne mos ti përzgjidhnim. Ne do të përzgjedhim kandidatët më të mirë të mundshëm, brenda mekanizmave që kënaqin balancat politike. Nuk kemi nevojë të bëjmë deklarime këtu se kush është më partizan për zgjedhjen e njerëzve me profesionalë. Në ditët në vijim do të mblidhemi për dokumentacionin dhe për të zgjedhur kandidatin më të përshtatshëm, në konsultim me përfaqësuesin e PD-së.

Oerd Bylykbashi: Do të shprehja shqetësimin për përfundimin sa më shpejt të këtij procesi. KQZ ka detyra specifike dhe sa më shumë vonojnë cënojnë atë që është arritur, si identifikimin biometrik. Kërkoj që të mos humbasim kohë, të ecim shpejt, që edhe këto komponentë organizativë për zgjedhjet e ardhshme, që kërkojnë kohë, që identifikimi biometrik të bëhet sa më parë. Uroj që shumica të mos udhëhiqet nga militanca dhe interesi politik. 2021 të jetë fillimi i një procesi që i kthen shqiptarët në normalitet.

Damian Gjiknuri: Myslym do të verifikohen vetëm emrat që do të përzgjedhim ne.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re